Presidentja e KE pas takimit me Vuçiç: I kërkova rikthimin e dialogut Kosovë-Serbi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Twitter, Von der Layen thekson se i ka kërkuar Vuçiçit që të bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
“Fola me Presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. I kërkova që të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur kthimin në dialogun të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



