E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prezantuesja e njohur shqiptare nënë për herë të katërt
Showbiz

Prezantuesja e njohur shqiptare nënë për herë të katërt

Moderatorja e njohur Ermira Çausholli ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se do të bëhet mama për herë të katërt.

Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se është në pritje të ëmbël, tashmë prej pesë muajsh.

“Para se të mbyllet ky vit, do të ndajmë me ju lajmin më të bukur për familjen tonë. Jemi në pritje të ëmbël për herë të katërt, dmth Mira është pesë muajshe e gjysëm shtatzanë“, shkruan prezantuesja.

Ermira është e martuar prej shumë vitesh me Arditin, i cili nuk ka lidhje me fushën e artit, por së bashku ata kanë krijuar një familje mjaft të lumtur. Çifti ka tre vajza, ndërkohë sipas “News 31” edhe fëmija i katërt, i cili pritet të vijë në jetë gjatë 2019 është një vajzë.

Ermira Çausholli ka drejtuar programin “Histori Dashurie”, nje cikël shume i dashur per shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.