E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prifti  kundër legalizimit të kanabisit : Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë
Lajme

Prifti kundër legalizimit të kanabisit : Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë

Dallim i vogel…!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Kjo ka sjellë reagime të shumta, mes të cilëve edhe ai i famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj, që nuk përmbahet në gjuhën që përdor.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

“Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

Deri kur…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.