PRIMARET/Tetë bashki shkojnë në balotazh
Tirana nuk është e vetmja që do të shkojë sërish në zgjedhje, pasi edhe 7 njësi të tjera të PD-së kaluan në balotazh.
Në Dibër, Mat, Fier, Librazhd, Sarandë, Mirditë dhe Fushë Krujë, kandidatët në garë nuk arritën të kalojnë 50%-in, duke shkuar në raundin e dytë të primareve më 11 dhjetor.
Në Dibër, kanë shkuar në balotazh dy prej kandidatëve me më shumë vota, Ismail Uka me 365 vota dhe Besnik Alku me 291 vota.
Edhe në Mat dy kandidatët më të votuar kanë shkuar në balotazh. Konkretisht, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota do kalojnë në balotazh.
Për bashkinë e Fierit, në balotazh shkojnë Evdar Kodheli me 413 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota.
Edhe Librazhdi i shtohet bashkive ku do të ketë balotazh për primaret e PD-së; në balotazh shkojnë kandidatët Shefki Çota me 309 vota dhe Arjanit Leka me 149 vota.
Edhe në Sarandë, dy më të votuarit, Ardit Cikuli me 582 vota dhe Ilir Nikolla kalojnë në balotazh.
Njësoj ndodhi edhe në Mirditë, ku dy më të votuarit, Albert Mëlyshi me 357 vota dhe Aleksandër Lala me 286 vota, shkojnë në balotazh të dielën e ardhshme.
Edhe në Fushë Krujë, shkojnë në balotazh ish-deputeti Ndriçim Babasi me 514 vota dhe kryetari aktual i PD-së në Fushë Krujë, Agron Loka, me 680 vota, pasi asnjeri nuk ka marrë 51 përqind të votave
FIER
Ermal Hamataj – 107 vota
Evdar Kodheli – 413 vota
Denisa Muçaj – 34 vota
Artur Mahmutaj – 242 vota
Albano Zhapaj – 87 vota
DIBËR
Besnik – 291 vota
Fadil Begu – 268 vota
Margarita Markja – 96 vota
Ismail Uka – 365 vota
LIBRAZHD
Shefki Çota – 309 vota
Arjanit Leka – 149 vota
Mereme Zeneli – 60 vota
Shaqir Kuka – 55 vota
Ndriçim Lila – 43 vota
Agron Mekshi – 23 vota
SARANDE
Ardit Cikuli-582 vota
Ilir Nikolla-310,
Spiro Vaso-252
Armando Magllara-33 vota
MAT
Skënder Gjuci – 319 vota
Bukurosh Ballabani – 145 vota
Lindita Doda – 130 vota
Ymer Barçi – 78 vota
Të pavlefshme – 8 vota
MIRDITE
Albert Mëlyshi – 357 vota
Aleksandër Lalaj – 285 vota
Artur Lazri – 87 vota
Martin Biba – 48 vota
Gjon Ndoj – 36 vota
Saimir Kola – 4 vota
FUSHE KRUJE
Agron Loka-680 vota
Ndricim Babasi -514 vota
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



