E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Primo Levi si dëshmi e gjallë e Holokaustit
Publik News

Primo Levi si dëshmi e gjallë e Holokaustit

        Primo Levi lindi në Torino më 31 korrik të vitit 1919 në një familje intelektualësh hebrenjë. Mbaroi studimet për kimi por më vonë do të bëhej shkrimtar pas eksperiencës që do të kalonte si i deportuar në kampin e Aushvicit në Poloni, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ngjarje do të kishte një ndikim të madh nëjetën e tij dhe do të shërbente si frymëzim për të shkruar disa libra. Diçka të tillë e pa të udhës, si detyrim moral dhe qytetarpër të dëshmuar një nga ngjarjet më të tmerrshme që do të përjetojë bota moderne. Deri në vitin 1938, Primo Levi ishte një student i thjeshtë i lëndës së kimisë, por me një zgjuarsi e cila binte në sy në raport me bashkëmoshatarët e tjerë. Me ardhjen e fashizmit në Itali, ai do të fillonte të ndjente peshën e ligjeve rraciste të nxjerra nga diktatura. Kjo situatë e shtyu që të merrej me politikë dhe në vitin 1942, në mënyrë të fshehtë bëhet anëtari Partisë së Aksionit. Gjatë armëpushimit të 08 shtatorit 1943, i bashkohet grupit të partizanëve në Valle D¢Aosta. Më 13 dhjetor të po atij viti arrestohet nga milicia fashiste duke u internuar në kampin e internimit në Fossoli, në rajonin e Emilia-Romanës. Në shkurt të vitit 1944, deportohet në kampin e përqendrimit të Monovicit, pjesë e kompleksit famëkeq të Aushvicit. Levi arrin në Aushvic me tren pas pesë ditësh udhëtim së bashku me 649 njerëz të tjerë. Sapo të mbërrijë do të përjetojë ngjarje të cilat do ti skaliten në mendje. Në kampin e përqendrimit, gjermanët bëjnë një përzgjedhje të vërtetë. Ata menjëherë vrasin 525 njerëz dhe dërgojnë Levin me 96 burra të tjerë në kampin e punës në Monovitz, për të shërbyer në një fabrikë gome. Gjermanët rruajnë, dezinfektojnë dhe markojnë të burgosurit me shenja dalluese. Ata, i detyrojnë të burgosurit të veshin pantallona me vija dhe xhaketë. Levi, do të jetonte rreth 1 vit atje por fati do të bënte që ai të arrinte të mbijetonte. Në vitin 1945, pak para çlirimit të kampit nga ana e sovjetikëve, sëmuretme skarlatinë dhe shtrohet në infermieri. Në kujtimet e tij do të sillte në vëmendje: ²Isha me fat që u njoha me një murator i cili më jepte për të ngrënë. U sëmura vetëm njëherë në fund dhe ky ishte një fat  sepse ndryshe nga të tjerët, të cilët gëzonin shëndet të plotë dhe u deportuan në Bukenvald dhe Mathauzen, unë nuk u deportova duke shpëtuar dhe duke dalë nga vëmendja.²

Primo Levi deklaronte se u bë hebre gjatë kohës që ishte në Aushvic, sepse iu imponua ndërgjegjia për të qenë i ndryshëm nga tjetri. Eksperienca në Aushvic ishte e tillë sa të zhbënte çdo edukim fetar nga vetja. ²Ekziston Aushvici, prandaj nuk mund të ekzistojë Zoti²– do të shprehej Levi. Kjo përvojë e tmerrshme tregohet me shumë detaje, por edhe me një ndjenjë të madhe  njerëzore, dinjitet  dhe lartësi morale në veprat e tij.

Në vitin 1947 publikoi veprën e parë të njohur, ²A është vallë njeri..?², e cila mbahet si kryevepra e letërsisë së përjetimeve në burgje apo kampe përqëndrimi. Në një intervistë të dhënë menjëherë pas botimit të kësaj vepre, Primo Levi i tha gazetarëve se ai është i gatshëm t’i falë torturuesit e tij dhe të mos mbajë mëri ndaj nazistëve. Ajo që ka rëndësi për të, thotë ai, është vetëm që të japë një dëshmi të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të japë kontributin e tij personal, me qëllim shmangien e përsëritjes së tmerreve të tilla. Momenti historik kur Ushtria e Kuqe do të hynte në Aushvic duke e marrë nën zotërim kampin,do të shërbente si shkak që Primo Levi të shkruante librin e tij ²Armëpushimi², publikuar në vitin 1963.

Nga shumëkush kjo vepër konsiderohet edhe si kryevepra e tijdhe është një kronikë e kthimit të tij në vendlindje. Në këtë vepër, Levi përshkruan udhëtimin e tij për në atdhe së bashku me shokët e tjerë të mbijetuar në kamp.

Polonia,Bjellorusia,Ukraina,Rumania,Hungaria,Gjermania,Austria u përshkuan të tëra nga Primo Levi gjatë kohës së kthimit për në Itali. Mbas publikimit të librit të dytë, Levi kupton se talenti dhe dëshira e tij për të shkruar nuk ishin një rastësi. Ai fillon të eksperimentojë edhe forma të ndryshme letrare. Në vitin 1966 publikon ²Rrëfime fantashkence². Në të njëjtën kohë punon si përkthyes. Disa vite më vonë, botoi “Të zhyturit dhe të shpëtuarit” duke iu kthyer për herë të fundit temës së Holokaustit.

Në 11 Prill 1987, shkrimtari Primo Levi mendohet të ketë vrarëveten duke u hedhur nga shkalla e shtëpisë së tij në Torino. Disa mendojnë se rënia mund të kishte qenë dhe aksidentale. Kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet nga ajo ditë tragjike, ku Primo Levi nuk kishte lënë asnjë shënim, letër ose mesazh të çfarëdo lloji. Që nga ajo kohë, studiuesit dhe njerëzit e thjeshtë, kanë ndërmarrë supozime të ndryshme rreth asaj që mund ta kishte shtyrë këtë burrë zemërbutë, pa mbushur akoma shtatëdhjetë vjeç, i cili i kishte mbijetuar tragjedisë së Shoah-s (term tjetër në hebraisht për të përkufizuar Holokaustin), të kryente një akt të tillë. Ndoshta nuk ka ndonjë motiv dhe nuk do të zbulohet kurrë.Nga ana tjetër, ishte vetë Primo Levi që shkroi disa vjet më parë, për vetëvrasjen e Jean Amery, shkrimtar, një ish i deportuar në Aushvic, se “askush nuk i di arsyet e një vetëvrasjeje, madje as ai që bëri vetëvrasje”. Një nga tezat më të përhapura për vetëvrasjen e Primo Levit është ajo e mbështetur nga shkrimtari dhe kritiku Marco Belpoliti. Belpoliti argumenton se përshtypja e Primo Levit për nazistët në kampet e përqendrimit, të cilët ai i pa si burra jo aq të ndryshëm dhe monstruozë krahasuar me të gjithë të tjerët, duhet t’i ketë dhënë këtij të fundit një farë  konsiderate përfundimtare mbi rracën njerëzore, të cilën do ta kishte konfirmuar më pas në vitet pas çlirimit. Levi, sipas Belpolitit, druhej se njerëzimi do të ishte i  aftë të përsëriste mizori të tilla dhe se kampi i vërtetë i përqendrimit është vetë bota.

Këto konsiderata pesimiste mbi njeriun ndoshta do ta kishin çuar Primo Levin të kryente aktin e dëshpëruar. Primo Levi e quante veten një hebre “laik”. Ai nuk shkonte në sinagogë. Megjithatë, një ditë para vdekjes së tij, Anna Bises Vitale, nënkryetare e komunitetit hebre të Torinos, i tha gazetës La Stampa  se Levi i kishte telefonuar për të pyetur nëse kishte ardhur buka pa kripë,karakteristikë e Pashkëve hebraike. Një ditë pas varrimit të tij, shkrimtari Ferdinando Camon, i cili në vitet e mëparshme kishte kryer një intervistë të gjatë me Primo Levin, tregon se kishte marrë një letër para pak ditësh nga ky i fundit. Camon-it do ti bënte përshtypje letra sepse ajo  karakterizohej nga një frymë optimiste, ishte një himn për jetën, shpresat dhe projektet për të ardhmen.

Trupi i Primo Levit prehet në Varrezat Monumentale të Torinos së bashku me personalitete të shquara të kulturës dhe shkencësitaliane si Edmondo de Amicis, Rita Levi Montalcini etj, duke na folur edhe sot e kësaj dite me veprat që na ka lënë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.