E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Princi i Monakos me koronavirus
Publik News

Princi i Monakos me koronavirus

Princi i Monakos Alberti II

Presidenti Ilir Meta reagon pas lajmit se Princi i Monakos, Alberti II ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Covid-19.

Meta i uron atij shërim të shpejtë rikthim në krye të punëve të tij. Meta thotë se Alberti II është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë.

“Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!

Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!

Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme”, shkruan presidenti Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.