E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prindërit e Mavro Mihalit: Duam drejtësi
Lajme

Prindërit e Mavro Mihalit: Duam drejtësi

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të riut Marvi Mihali, i cili u vra nga disa persona pak muaj më parë për një karikues.

marvi-lapsi-1024x576

Sot në Gjykatën Tiranës kanë dëshmuar prindërit e tij, të cilat janë shprehur se e kanë marrë vesh lajmin kur kanë qenë në Sarandë me pushime.

 

Pavllo Mihali u shpreh se nga videoja duket qarte qe Dejvi Bitraj ka qenë personi që ka qëlluar me thike Marvin teksa po përpiqej të shuante konfliktin. Fillimisht është qëlluar, sipas tij nga Eugen Bitraj dhe me pas nga Dejvi Bitraj.  Pavllo Mihali, ish-rekordmeni i kercimit me shkop tha ne gjykate se katër te akuzuarit janë kontingjent kriminal dhe ishin nisur për të vrare natën e sherrit duke qenë të gjithë të armatosur.

i ati i marvin

Ndërsa nëna e Marvi Mihalit ka thënë se djali i saj u godit dhe u tërhoq zvarre edhe pasi u qëllua me thike nga Dejvi Bitraj. Sipas saj ai është rrahur deri sa ka dhëne shpirt nga katër të pandehurit. Ajo bëri apel që të katër të akuzuarit të dënoheshin për vrasje me paramendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.