E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prindërit e Rita Orës me pushime në Shqipëri
Publik News

Prindërit e Rita Orës me pushime në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“You For Me” titullohet kënga e saj e re, të cilën ajo e ka sjell në bashkëpunim me DJ Sigala, dhe në pak ditë pritet t’ia publikojë edhe klipin.

Prindërit e Rita Ores

Ndryshe nga Rita, prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë gjetur së fundmi pak kohë për pushime.

Çifti kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushime këtë fillim të verës, pas disa ditëve qëndrimi të shijuara në vendlindjen e tyre, Kosovë.

Rita Ora
Vlorë
Patok

Ka qenë mamaja e këngëtares, psikiatrja Vera Sahatçiu, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa momente të këndshme që dyshja po shijojnë në brigjet shqiptare.

Ata fillimisht kanë vizituar Patokun, gjersa më pas bënë të ditur se ishin drejtuar për në qytetin turistik të jugut, Vlorë.

Besniku dhe Vera i kanë më të shpeshta ardhjet në trojet shqiptare, ndërsa për Ritën, hera e fundit kur ishte në Kosovë ishte prilli i vitit 2019, kur erdhi me një mision të UNICEF-it.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.