E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prindërit presin fëmijët, policia  i mbush me gjoba te shkolla “Emin Duraku”
Publik News

Prindërit presin fëmijët, policia i mbush me gjoba te shkolla “Emin Duraku”

Shkolla “Emin Duraku” një nga të dëmtuarat nga tërmi i 26 nëntorit ishte sot në qendër të vëmendjes, për shkak se prindërit nuk kanë pasur siguri për të lënë fëmijët në një objekt që nuk është çertifikuar si i sigurtë. Madje prindërit kanë bërë edhe një peticion drejtuar ministres së Arsimit, të cilës i kërkojnë ose dhënien e garancive mbi sigurinë e objektit, ose mbylljen e shkollës dhe zhvendosjen e fëmijëve në një tjetër mjedis.

E gjithë kjo situatë pasigurie e prindërve për fëmijët, është shoqëruar me një skandal nga policia bashkiake, e cila ka zbarkuar në zonën ku ndodhet shkolla Emin Duraku duke gjobitur automjetet e parkuara anash rrugës.

Pavarësisht pranisë së drejtuesve të mjeteve, që janë prindër të fëmijëve që studiojnë në këtë shkollë 9 vjeçare, policët e Lalit, kanë mbushur fletët e gjobave, duke shfrytëzuar ndoshta edhe situatën e pasigurisë që kanë prindërit për fëmijët, për shkak se objekti shkollor është klasifikuar si i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit./ Boldnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.