Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën politike dhe protestat e fundit në vend, duke sulmuar si qeverinë ashtu edhe opozitën.
Në mesazhin e tij, Murrizi shpreh mbështetje për protestat qytetare, por njëkohësisht kritikon fort përdorimin e konceptit të “besës” nga politika, të cilin e konsideron të keqpërdorur nga persona që, sipas tij, nuk e kanë respektuar kurrë atë.
Ai thekson se “besa” nuk është një deklaratë politike apo retorikë publike, por një vlerë e thellë morale dhe tradicionale, e lidhur me fisnikërinë dhe integritetin. Sipas tij, përdorimi i këtij termi nga figura politike që kanë shkelur premtimet e tyre është i papranueshëm.
Në reagimin e tij, Murrizi drejton akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë dhe forcën politike që ai drejton me një histori të gjatë, që sipas tij karakterizohet nga mungesa e besimit dhe tradhtia ndaj qytetarëve.
Por kritikat e tij nuk ndalen vetëm te mazhoranca. Ai akuzon edhe opozitën dhe Partinë Demokratike, duke thënë se nuk mjafton deklarimi i mbështetjes për protestat, nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete dhe iniciativa ligjore në Parlament.
Sipas Murrizit, opozita duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjet e së kaluarës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar sistemin aktual politik dhe zgjedhor, të cilin ai e cilëson si të dështuar dhe të kapur nga interesa të ngushta.
Ai kërkon që Partia Demokratike të propozojë ligje që adresojnë çështje të rëndësishme si investitorët strategjikë, zonat e mbrojtura dhe koncesionet, duke u pozicionuar qartë në krah të qytetarëve protestues.
Në përfundim, Murrizi thekson se mbështetja ndaj protestave nuk duhet të mbetet në nivel deklarativ, por duhet të reflektohet në veprime konkrete politike dhe ligjore.
Postimi i plotë:
MBESHTES PROTESTEN DUKE PERBUZUR “ besen” QE KERKOJN BESPRERET
PROTESTA E QYTETAREVE dhe BESA E TINEZAREVE
BESA si nocion turperohet kur del nga goja e nje njeriu te pabes
BESA nuk eshte deklarate publike politike apo “ ves” i mashtruesve pervers e hipokrit por nje VIRTYT GJENETIK FISNIKESH
BESA dhe Besprerja jane dy ZAKONE krejt te ndryshme qe mbarten nga njerez diametralisht te kundert
BESE kane FISET dhe FISNIKET
Besprerje kane Pisat dhe qelbesirat qe kan lindur prej tyre
Ti japesh BESE nje te pabesi apo ti zesh BES nje bespreri kronik je njelloj i piste e i pa bes si ai qe nuk e di dhe nuk e beson kurre se çfar eshte BESA
Kaq per Ramen dhe Partin qe ka lindur nga prerja ne BES e atyre qe e krijuan dhe te gjith historin e saj 85 vjeçare nga 8 nentori 1941 e ka te shkruar vetem nga BESPRERJA ndaj Shqiptareve dhe njeri tjetrit per pushtet e per para
OPOZITA dhe PD nuk duhet te derdellis më se mbeshtet PROTESTEN nese nuk kerkon ndjes per pazarin e piste te prillit 2008 qe beri me besprerin, per pazarin e qelbur te korrikut 2024 qe beri me te pa besin dhe per çdo pazar te ndyre qe ka bere me çdo qelbesir te pa bes e besprer ne keto 36 vite duke prer ne BES Qytetaret OPOZITAR dhe duke vrar sovranitetin e VOTES SE SHQIPTAREVE per interesa te qelbura te nje grushti qelbanikesh qe lepijne menderen e çdo kryetari per nje karrike te dhjer ne Parlament
PD nuk duhet te fshihet pas deklaratave se mbeshtet PROTESTEN nese nuk propozon ne Parlament nje LIGJ qe prish pazarin e qelbur te prillit 2008 dhe shkul nga rrenjet kete sistem bastard politik e zgjedhor qe prej 5 pal zgjedhjesh kane mar PENG Shqiperin dhe Shqiptaret dhe kane istaluar ne pushtet nje bande hajdutesh me ne krye nje harbut autokrat qe ju sherben bandave dhe 20 kerminjeve te peshtir lepiresa te quajtur BIZNES-QENER
PD duhet te pozicionohet QARTE nese eshte me PROTESTEN duhet te depozitoj ne Parlament LIGJET qe prishin pseudoligjet per investitoret strategjik, zonat e mbrojtura, paketen e maleve dhe konçesionet e HALEVE
NDRYSHE TE HESHT E TE MOS E BEJ PIS PROTESTEN
Denglat se “ mbeshtesim” PROTESTEN por nuk mbeshtesim me propozime konkrete LIGJORE kerkesat e PROTESTUESVE mund ti besojn vetem debil politik dhe gaztoret qe mbajne per mender “ udheheqes” gazrat