Prishtinë/ Përplasje me armë mes dy personash
Mesditën e sotme një pëplasje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë. Sipas njoftimit të bërë nga zëdhënësi i policisë së Kosovës bëhet me dije se në ngjarje janë përfshirë dy persona.
“Rreth orës 13:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që një përleshje fizike mes dy personave ka rezultuar edhe me shkrepje arme.
Në vendin e ngjarjes polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, është thënë nga Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



