Prishtinë/Skenë si në filma! Përplasje e armatosur mes fiseve, breshëri plumbash dhe viktima
Prishtina është terrorizuar nga të shtënat me armë mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën rëndë 5 të tjerë
🎥Shiko videon
Rreth orës 23:30, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’, janë dëgjuar breshëri plumbash nga përplasja e dy fiseve në hasmëri Capat dhe Sekiraqët.
Edhe pse një lagje të banuar dhe në një orë jo shumë të vonë, personat e pêrfshirë në këtë ngjarje nuk kanë kursyer plumbat.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale mund të shihet se si personat qëllojnë me armë dhe largohen me makina e motora sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Si pasojë e këtyre plumbave ka humbur jetën Premtim Gashi, i cili ishte anëtar i grupit të Capave dhe me ndikim të fortë te ata dhe pak ditë më parë ishte liruar nga burgu.
Ndërsa 5 të plagosurit janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Prishtinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



