E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Prita 2” tre në pranga për drogë
Lajme

“Prita 2” tre në pranga për drogë

Tre persona jane arrestuar ne kuader te operacionit te koduar “Prita 2”, pasi akuzohen per trafik droge. Policia e Gjirokastres njofton se gjate aksionit u sekuestruan 30 kilogramë e 400 gramë Cannabis Sativa  si dhe u shpall nje tjeter person ne kerkim.

Droga transportohej me nje automjet, drejtuesi i te cilit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Njoftimi i policise 

Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ndalohen tre persona, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 30 kilogramë e 400 gramë Cannabis Sativa.
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve:

– I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë

– B.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

– B.V, 32 vjeç, banues në Sarandë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF po transportohej një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet për kapjen e autorëve.

Drejtuesi i automjetit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i automjetit është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V kryenin hapjen e rruges.

Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim e shtetasit
K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qënë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.