E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pritet sërish përmbytja e autostradës, ndërhyrja e pamundur prej linjave të energjisë dhe internetit
Lajme

Pritet sërish përmbytja e autostradës, ndërhyrja e pamundur prej linjave të energjisë dhe internetit

Autostrada Tiranë-Durrës rrezikon të përmbytet edhe këtë vit. Shkak për këtë situatë është mospastrimi i tombinove, që do të lejonin rrjedhjen e lirshme të ujërave në rast shirash.

Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar që është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës, thonë për TV Scan se e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi në këto hapësira kalojnë tubacione të ujësjellës-kanalizimeve , linja interneti  apo të energjisë elektrike, që ndër të tjera kanë ndihmuar në mbledhjen e inerteve dhe bllokimin e tombinove.

Sipas tyre ndërhyrja do të dëmtonte këto linja, ndaj është e domosdoshme që të gjithë autoritetet përkatës, që i kanë në administrim të marrin masa. Në fakt, situata në terren tregon se pastrimi i tombinove duhet të bëhet sa më parë.

Por, kjo problematikë nuk është e panjohur për ujësjellës-kanalizime Tiranë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apo Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kjo pasi, pas ngjarjes së një viti më parë, ku një segment i autostradës u përmbyt si pasojë e shirave, prefekti i qarkut Tiranë ngriti një grup monitorimi për situatën e tombinove, në përbërje të të cilit kishte përfaqësues nga të gjithë këto institucione.

Ndërkohë që, pas vëzhgimeve në terren u hartuan edhe rekomandimet përkatëse për marrjen e masave, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme.

Ndër të tjera, në dokumentin që TV SCAN e disponon kërkohet pikërisht zgjidhja përfundimtare për shkarkimin e ujërave të ndotura të bizneseve përgjatë kanaleve anësore të autostradës sepse pengojnë lëvizjen e lirshme të ujërave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.