Pritet të mblidhet Komisioni i Etikës për Bardhin dhe Nokën
Ditën e sotme pritet të mblidhet Komisioni i Etikës për të shqyrtuar kërkesën e grupit të PS-së për sjelljen e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit në mbledhjen e Komisionit për Median një ditë më parë.
Mbledhja e djeshme u shoqërua nga debate të forta dhe tensione.
Deputeti Flamur Noka i shkuli mikrofonin Açkës duke u drejtuar se është një fasadë dhe se në vend që të ishte në krahun e tyre zgjedh të jetë në krah të kryeministrit Edi Rama.
Pas mbledhjes pati reagime nga socialistët të cilët kanë kërkuar që ndaj Nokës dhe Bardhit të merren masa ndëshkimore për aktin e kryer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



