Pritet të nisë shumë shpejt, zbulohet emri i parë i “Big Brother VIP”,
Emri i parë që do të ulet në panelin e opinionistëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” është zbuluar. Dalina Buzi do të jetë pjesë e spektaklit si opinioniste.
Sipas burimeve të Telegrafit, zgjedhja është bërë nga vetë producentja Olsa Muhameti, e cila ka vlerësuar stilin kritik, profesionalizmin dhe mënyrën unike të komunikimit të Buzit.
Dalina e ka pranuar tashmë ftesën, duke zyrtarizuar rolin e saj në sezonin e ri që pritet të nisë në fund të nëntorit. Me praninë e saj, produksioni synon një panel më analitik dhe me më shumë thellësi në komentim.
Fansat e formatit presin me entuziazëm fillimin e sezonit të ri, i cili premton të jetë më dinamik dhe më i përfolur se kurrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



