E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Privatizoi KARABURUNIN,GJYKATA LIRON BIZNESMENIN  “PESHKU I MADH I JUGUT”
Lajme

Privatizoi KARABURUNIN,GJYKATA LIRON BIZNESMENIN “PESHKU I MADH I JUGUT”

Gjykata e Vlorës ka liruar shtatë muaj pas arrestimit të tij biznesmenin e njohur Pëllumb Petritaj.

Petritaj u arrestua pasi akuzohet nga prokuroria se përmes falsifikimit kishte arritur të përvetësonte rreth 100 hektar tokë në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit, në Vlorë dhe Himarë.

Në vitin 2018 Petritaj u dënua me 3 vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave në Vlorë, por në rrethana të dyshimta ai arriti t’i shpëtojë rrjetës së drejtësisë duke mos u marë as si i pandehur.

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot të ndryshojë masën nga arrest me burg, në lirimin e tij duke pranuar garanci financiare. Sakaq Prokuroria ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.