E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Probleme me depresionin”, zbulohen detaje të reja nga krimi në Shkodër: Çifti i të moshuarve me 3 fëmijë që jetonin jashtë shtetit
Publik News

“Probleme me depresionin”, zbulohen detaje të reja nga krimi në Shkodër: Çifti i të moshuarve me 3 fëmijë që jetonin jashtë shtetit

Detaje të tjera janë zbardhur nga krimi i rëndë që tronditi Shkodrën ditën e sotme. Çifti i bashkëshortëve, Fadil dhe Sanije Bandulla kishin tre fëmijë të cilët jetonin jashtë shtetit.

Mësohet se 79-vjeçari vuante nga depresioni dhe kurohej me ilaçe, një gjendje shëndetësore që mund të ketë ndikuar dhe në krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës (15 gusht) ku edhe fqinjët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Por policia ka mundur të gjejë trupat vetëm ditën e sotme. Fillimisht, Fadil Bandulla ka qëlluar me armë tip automatik ndaj bashkëshortes Sanijes dhe më pas ka vrarë veten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.