E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Probleme për Eni Çobanin! Ja çfarë i ka ndodhur avokates së njohur
Lajme

Probleme për Eni Çobanin! Ja çfarë i ka ndodhur avokates së njohur

Probleme për Eni Çobanin. Avokatja e njohur Eni Çobani është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar, në Gjykatën e Korçës. Selajdin Pysqyli e akuzon avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj “Shihemi në Gjyq”, ku zonja  Çobani zhvillon seanca ndërmjetësimi mes personave në konflikte të ndryshme ligjore me njëri-tjetrin.

Kallëzimi është siguruar nga Cityneës, i cili shkruan: “Më datë 14 dhjetor 2017 pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar një kallëzim penal ndaj avokates Eni Çobani, në lidhje me emisionin “Shihemi në Gjyq’ të datës 03/12/2017, për fyerje ndaj Gjyqtarit të Gjykatës Korçë, Selajdin Pysqyli.

Ky i fundit në kallëzimin penal pretendon se është fyer nga avokatja Çobani, për shkak të veprimtarisë së tij të punës, si gjyqtarë.

Në datën 03.12.2017, është transmetuar rubrika “Shihemi në gjyq”, e drejtuar nga Eni Çobani. Në emision ishin ftuar dy persona të familjeve Lushi nga fshati Poloskë, të  Bashkisë Devoll, të cilët kishin mosmarrëveshje pronësie me  familjarët e tjerë, shtetasit: Nexhat, Arife, Diana dhe Ethem Lushi, për dy shtëpi banimi të   ndodhura në fshatin Poloskë.

Në këtë emision, znj.Eni Çobani i është referuar dy vendimeve gjyqësore të formës së prerë,  dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, dhe konkretisht vendimit nr.2402, datë 25.11.2013 dhe vendimit nr.1857, date 07.11.2016.

Ndër të tjera gjatë emisionit,drejtuesja e rubrikës Çobani, ka dhënë opinionin që ajo kishte për dy vendimet gjyqësore të gjyqtarit Seladin Pysqyli, duke u shprehur “ Ky nuk është vendim. Nuk  e di se çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është me plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do t’ja çoj  organeve të vetingut”.

Nuk është rasti i parë që  paditet avokatja Çobanit, pasi ajo ka patur edhe raste të tjera”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.