Probleme prej afro dy orësh/ Facebook reagon zyrtarisht përmes Twitter-it: Po punojmë të kthehemi në normalitet! Ju kërkojmë ndjesë për…
Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka reaguar zyrtarisht përmes një postimi në Twitter lidhur me problemet që janë shfaqur afro dy orë më parë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionin Facebook. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në reagim.

Platformat dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, WhatsApp, Instagram dhe Facebook kanë rënë duke mos funksionuar anekënd botës.
Tre aplikacionet, të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook dhe funksionojnë në infrastrukturë të përbashkët, ndaluan së funksionuari pasditen e sotme.
Sipas faqes “DownDetector” problemet filluan rreth orës 16:44, dhe prekën përdorues në të gjithë globin.
Përdoruesve iu shfaq në faqe “something went wrong“, apo një mesazh që shfletuesi i tyre nuk mund të lidhet. Të shumtë kanë qenë përdoruesit që kanë raportuar problemet në rrjetin social “Twitter”.
Problemet në Facebook ndodhin relativisht rrallë, por priren të jenë të mëdha, sepse ndikojnë te tre nga aplikacionet më të përdorura në botë.
Në vitin 2019, Facebook pësoi ndërperjen më të madhe ndër vite.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



