E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Procedohen penalisht 9 tregtarë në Durrës
Publik News

Procedohen penalisht 9 tregtarë në Durrës

Procedohen penalisht 9 tregtarë në Durrës, nga këta: 3 tregtarë që tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 tregtarë të tregtonin artikuj me pakicë.

Ata shisnin me çmime abuzime dhe pa kupon e fatura tatimore duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e COVID 19.

Kështu, janë proceduar: I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës dhe B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të operacionit kundër informalitetit dhe në zbatim të aktit normativ Nr. 3, të datës 15.03.2020, pika 12, kanë hartuar një tjetër plan të detajuar masash, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive me çmimet e produkteve ushqimore, duke përfituar nga situata.

Në zbatim të detyrave të këtij plani të posaçëm, janë ushtruar dhjetëra kontrolle në njësitë tregtare të shumicës e pakicës në Durrës, ku si rezultat u evidentuan dhe u proceduan penalisht shtetasit:

I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.

B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.

Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.

Edhe më parë, nga DVP Durrës janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin  me çmimet.

Kontrollet do vijojnë pandërprerë në të gjithë qarkun edhe në ditët në vijim dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të abuzimit me çmimet dhe çdo rast tjetër paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.