E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Procedohen shtatë persona për protestën e djeshme para Bashkisë Tiranë
Lajme

Procedohen shtatë persona për protestën e djeshme para Bashkisë Tiranë

Shtatë persona janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me atë që ndodhi në protestën e djeshme para Bashkisë Tiranë.

Policia njofton se procedimi nisi pasi këta persona anë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.