E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Proces i komplikuar”, Artan Lame bën bilancin: Ja sa prona u rivlerësuan
Publik News

“Proces i komplikuar”, Artan Lame bën bilancin: Ja sa prona u rivlerësuan

Tirana kryeson në listë

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë një bilanc të procesit të rivlerësimit të pronave. Në një deklaratë për mediat Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin.

Sipas tij, në këtë proces presin 168.200 pasuri.

“113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin, ndërkohë që në këtë proces presin 168.200 pasuri. Procesi i rivlerësimit është disi i komplikuar. Disa persona u tërhoqën nga procesi pas rivlerësimit. Tirana në vend të parë për rivlerësimin e pasurive, ndërkohë Has është në vend të fundit. Procesi i rivlerësimit shërbeu si shkollë për qytetarët.


Nëpërmjet rivlerësimit, vlera e pronës rritet. Nga rivlerësimi ka përfitime ekonomike për qytetarët. Ndërkohë, 398 qytetarë nuk arritën të përfitojnë nga rivlerësimi.”, tha Lame.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.