E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Procesi për zedhjen e kandidatëve në  BKH paditet në gjykatën administrative
Publik News

Procesi për zedhjen e kandidatëve në BKH paditet në gjykatën administrative

Dy ditë më parë është mbyllur procesi i Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Menjëherë pas mbylljes së procesit kandidatët u ankuan duke thënë se mungonte transparenca.

Bëhet me dije se ditën e sotme procesi për BKH-në është paditur në gjykatën administrative.

Kandidatët janë shprehur se nuk ka pasur transparencë dhe se nuk kanë pasur një rregullore, ku të ishin të informuar pikët që duhet të kishin për të kaluar në fazën tjetër.

Mësohet se një nga aplikantët kërkon të shpallet i pavlefshëm procesi si dhe të pezullohet deri sa të vendosë gjykata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.