E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prodhuesit e Kosovës nisin tonelata me ushqime drejt Shqipërisë: Ndihmë për vëllezërit e motrat tona
Publik News

Prodhuesit e Kosovës nisin tonelata me ushqime drejt Shqipërisë: Ndihmë për vëllezërit e motrat tona

E para që iu përgjigj thirrjeve për ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në Shqipëri ishte Kosova. Qeveria e saj nisi menjëherë trupa të specializuar për kërkim-shpëtimin e personave që ndodheshin nën gërmadha, ndërsa menjëherë të gjithë shqiptarët e Kosovës nisën grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur.

Ndërkohë nuk kanë mbetur pasiv as Prodhuesit e Kosovës të cilët kanë nisur drejt Shqipërisë mbi 200 ton ushqime dhe produkte sanitare si dhe mbi 1 mijë dyshekë.
Në facebook Astrit Panxha ka postuar një video ku kamionë të tërë janë nisur drejt Shqipërisë.

Deri më tani numërohen 31 viktima nga tërmeti me magnitude 6.4 i shkallës Rihter si dhe janë plagosur mbi 650 të tjerë. Nga ekipet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë nga rrënojat gjallë 45 persona të cilët janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor.
“Ushtria e Prodhuesve te Kosoves, ndihma per vllezerit dhe motrat e Shqiperise. Kontigjenti i pare me ndihma nga Klubi i Prodhuesve te Kosoves, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugove dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshek”, shkruan Panxha në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.