E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Producenti i njohur  muzikor Phil Spector vdes në burg për vrasje
Publik News

Producenti i njohur muzikor Phil Spector vdes në burg për vrasje

Në vitin 2009, ai u dënua për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson në vitin 2003.

“I burgosuri, Phillip Spector u shpall i vdekur për shkaqe natyrale në orën 18:35, më 16 janar të vitit 2021, në një spital. Shkaku zyrtar i vdekjes do përcaktohet nga ekzaminuesi ligjor,”- njoftoi California Department of Corrections and Rehabilitation.

Spector prodhoi 20 hitet më të mira midis 1961 dhe 1965. Metodat e tij të prodhimit ndikuan në artistë të mëdhenj përfshirë Beach Boys dhe Bruce Springsteen.

Producenti muzikor raportohet se ishte i varur nga droga dhe alkooli. Ai u tërhoq nga skena e muzikore gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Në shkurt 2003, aktorja Lana Clarkson u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Alhambra, California me një plagë plumbi në kokë.

Clarkson ishte takuar me Spector disa orë përpara vdekjes në një klub nate.

Ai pretendon se arma u shkrep në momentin kur aktorja “puthi armën”, por katër gra pretenduan në gjyq se Spector i kishte kërcënuar me armë kur e refuzuan.

Spector u dënua për vrasje të shkallës së dytë në vitin 2009.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.