E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor  Fuga flet për letrën e dërguar Presidentit për projektligjin e Akademisë së Shkencave: ‘Besoj se nuk do të dekretohet'”
Lajme

Profesor Fuga flet për letrën e dërguar Presidentit për projektligjin e Akademisë së Shkencave: ‘Besoj se nuk do të dekretohet'”

Në rubrikën “Opinion” në News24, Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka rrëfyer detajet e letrës që i ka dërguar pak javë më parë Presidentit Bajram Begaj, lidhur me miratimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave. Në letër, Fuga ka argumentuar se ky ligj, i cili zgjat mandatin e Skënder Gjinushit, nuk duhet të dekretohet nga Presidenti.

Fuga ka treguar se ende nuk ka marrë një përgjigje, por beson se letra e tij do të shqyrtohet me seriozitet nga juristët e presidencës. Ai ka shprehur bindjen se pas leximit të saj, pr/ligji nuk do të dekretohet.

Gjatë intervistës, Fuga ka theksuar se kjo çështje nuk është vetëm për Akademinë, por lidhet me funksionimin e Kuvendit dhe ligjbërjen në Shqipëri. Ai ka vënë në dukje disa shkelje të rregullave ligjore dhe procedurave gjatë trajtimit të ligjit në Kuvend, duke e konsideruar shkelje të kushtetutës dhe parimeve bazë të logjikës.

Profesori Fuga ka kritikuar se në relacionin për ndryshimin e ligjit nuk ka asnjë argumentim të qartë dhe se procedura në Kuvend nuk ka ndjekur rregullat e veta, duke futur ligjin në seancë jashtë axhendës dhe duke e miratuar në orët e mëngjesit. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për shkeljen e ndarjes midis politikës dhe shkencës, duke thënë se nëse pushtetet nuk janë të ndara dhe nuk kontrollojnë njëri-tjetrin, shoqëria mbaron në kaos.

Fuga gjithashtu ka reaguar ndaj anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, të cilët votuan pro këtij ligji, duke treguar keqardhje për shkeljen e rregullave të konfliktit të interesave.

Profesori është i bindur se Presidenti nuk do ta dekretojë këtë ligj dhe tha se do të vijojë të luftojë për të çuar çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka shprehur qëllimin e tij për të shpalosur idetë e veta për funksionimin e Akademisë së Shkencave në të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.