Profesori italian ende në paraburgim
Telefonata me presidentin Begaj nuk i zgjidhi gjë
Tre muaj për të përfunduar hetimin. Ky është afati i përcaktuar nga ligji shqiptar, brenda të cilit Prokuroria e Fierit duhet të përfundojë hetimin e saj për aksidentin rrugor të “Qafës së Kosovës”, i cili më 8 gusht çoi në arrestimin e Michele D’Angelo, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s në Itali dhe akademik i respektuar me një karrierë të gjatë në kërkim dhe mësimdhënie.
Tre muaj përfaqësojnë jo vetëm një afat kohor, por edhe një periudhë pezullimi për profesorin, i detyruar të qëndrojë në Shqipëri ndërsa drejtësia të marrë rrugën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



