E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti i dhëndrrit  të Trump në Sazan,  mbetet pezull
Publik News

Projekti i dhëndrrit të Trump në Sazan, mbetet pezull

Rama në ankth diplomatik

Familja Trump tërhiqet nga Ballkani

TIRANË — Investimi i shumëpërfolur i lidhur me familjen Trump në Ishullin e Sazanit ka hyrë zyrtarisht në një fazë ngrirjeje, duke shtuar pasigurinë rreth fatit të projektit dhe duke ekspozuar, sipas burimeve, një ftohje të thellë politike mes Tiranës dhe Uashingtonit.

Në mesin e dhjetorit 2025, Jared Kushner, përmes kompanisë së tij Affinity Partners, u tërhoq nga marrëveshja për ndërtimin e një hoteli luksoz në Beograd. Paralelisht, një sinjal i ngjashëm u reflektua edhe për Shqipërinë: investitori ka shtyrë me një vit sigurimin e marrëveshjes për projektin “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”.

Njoftimi është përcjellë nga Atlantic Incubation Partners LLC drejt Komitetit të Investimeve Strategjike, Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe partnerit kontraktor shqiptar Albanian State Development Real Estate. Shtyrja deri në fund të vitit 2026, sipas gjuhës kontraktuale, përkthehet në bllokim faktik të investimit dhe hap mundësinë e anulimit të projektit.

Ishulli i Sazanir

Vendimi vjen në kontrast të plotë me afatet e përcaktuara nga qeveria shqiptare në Vendimin nr. 23 të Komitetit të Investimeve Strategjike (30 dhjetor 2024), të firmosur nga Edi Rama, ku parashikohej nisja e menjëhershme e negociatave, dorëzimi i dokumentacionit të plotë të fizibilitetit dhe finalizimi i marrëveshjes brenda gjysmës së parë të vitit 2025. Asnjë nga këto etapa nuk u realizua.

Burime pranë procesit theksojnë se arsyeja e shtyrjes nuk është bërë publike. Megjithatë, zhvillimi ka përkuar me një seri sinjalesh ftohjeje diplomatike: mungesë kontaktesh me Shtëpinë e Bardhë, refuzime takimesh në samite ndërkombëtare dhe mungesë komunikimi zyrtar pas zgjedhjeve të majit 2025.

Në Tiranë, kjo situatë po lexohet si një mesazh politik nga familja e Donald Trump, që vendos distancë nga bashkëpunimi me qeverinë aktuale shqiptare. Për kryeministrin Rama, alarmi nuk lidhet vetëm me një projekt turistik të pezulluar, por me rrezikun e izolimit politik në raport me administratën amerikane.

Ndërsa investitori mban kartat pranë gjoksit, Ishulli i Sazanit mbetet në pritje  një projekt strategjik i shpallur me bujë, që sot ndodhet në statusin e një premtimi të ngrirë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.