Prokuria ndryshon akuzen për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj : Vraje me dashje
Gjithashtu organi i akuzës ka siguruar provën kryesore të krimit. Kjo provë lidhet me pamjet filmike që kanë regjistruar momentin kur punonjësi i policisë qëllon me armë. Ky filmim që ka në dorë prokuroria e kryeqytetit, tregon se Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, në drejtim të 25-vjeçarit Klodian Rasha që humbi jetën në vend. Sakaq, të martën, ndryshe nga sa u zbardh në dëshminë e kolegut të autorit të dyshuar që ishte me të natën e krimit, që tha se mes viktimës dhe efektivit Hajdaraj kishte përplasje fizike, prokuroria thotë se nuk ka pasur përdorim dhune.
“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e djeshem te prokurorise.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



