E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurimet Publike, KE: Ka korrupsionin
Lajme

Prokurimet Publike, KE: Ka korrupsionin

Komisioni Europian vlerëson me nota jo shumë pozitive nivelin e përgatitjes së Shqipërisë në drejtim të prokurimeve publike.

Kjo notë është nën atë që i jepet Shqipërisë në tërësi dhe ekonomisë së vendit, ku niveli i përgatitjes vlerësohet si i moderuar.

Kështu, në progres raportin që i është dorëzuar qeverisë shqiptare thuhet shprehimisht se, në drejtim të prokurimeve publike, pra tenderave apo kontratave koncesionare, duhen bërë më shumë përpjekje për të përmirësuar procedurat si dhe për të parandaluar korrupsionin gjatë fazës së prokurimit.

Komisioni Europian radhit kështu 3 pika kyçe ku duhet bërë progres në mënyrë që vendi ynë t`i ngjajë atyre europiane në këtë drejtim.

Së pari duhen implementuar në tërësi direktivat europiane të 2014-ës.

Së dyti, duhen forcuar kapacitetet administrative të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe atë të autoriteteve kontraktuese.

Së treti, të forcohen kapacitetet audituese të shtetit si dhe të ndiqen periodikisht rastet e konfliktit të interesit.

Në këtë mënyrë, Komisioni Europian vlerëson se, procedurat aktuale kanë mangësi të konsiderueshme në të gjitha fazat, por kryesisht në atë të tenderimit dhe atë të menaxhimit në rastin e koncesioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.