Prokurorë të dehur, shikojnë dëshmitaret dhe avokatet nga b*thët
‘Shpërthen’ gazetari Elton Qyno
Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, gazetari Elton Qyno ka komentuar arrestimin e avokatit Bajrami nga prokuroria e Elbasanit, duke e cilësuar atë si një veprim “abuziv dhe tërësisht të paligjshëm”.
Qyno tregon se pas reagimit të fortë, prokurorët tentuan të minimizonin situatën duke kaluar përgjegjësinë te një oficere policie dhe më pas urdhëruan lirimin e avokatit.
Në reagimin e tij, ai kritikon ashpër sjelljen e prokurorëve, duke i krahasuar me periudhën e errët të “Edmond Kosenit”, dhe shpreh shqetësim për mungesën e profesionalizmit dhe etikës në sistemin e drejtësisë.
Reagimi i plotë:
Pasi prokurorisë së Elbasanit, i ngeli dopio gjashta në dorë me arrestimin abuziv dhe tërësisht të paligjshëm të avokatit Bajrami, prokurorët u munduan të zbusnin arrestimin e tij, duke ja kaluar topin një oficere policie dhe menjehere urdheruan me pas lirimin.
Akoma këta vijojnë të sillen si në epokën e “Edmond Kosenit”, arrestim dhe gërbaç.
Shyqyr që keni atë copë vulë në dorë dhe arrestoni njerëz sipas dëshirës dhe sipas humorit tuaj, qoftë edhe pse ju bëjnë ndonjë kritikë në sallën e gjyqit apo qoftë në media.
Po me ata prokurorë që qelben era RAKI në sallën e gjyqit, apo ata që shohin dëshmitaret ose avokatet në sallë nga këmbët dhe vithet, çfarë duhet bërë????
Shihni pak ish-kolegët tuaj që u larguan nga “Vettingu” si kanë mbetur më të thjeshtë se thjeshtësia.
Ju rroftë VULA dhe INTRIGAT që bëni, kuptohet me forcën e VULËS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



