E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorët e SPAK-ut kanë “zbarkuar” mëngjesin e sotëm në zyrat e Hipotekës së qytetit të Vlorës
Publik News

Prokurorët e SPAK-ut kanë “zbarkuar” mëngjesin e sotëm në zyrat e Hipotekës së qytetit të Vlorës

Prokurorët e SPAK-ut po kërkojnë dosje të zonave bregdetare në zyrat e Hipotekës. Burime të sigurta konfirmojnë  se janë sekuestruar disa dosje dhe dokumente për llogari të hetimeve që janë në proces.

Klodian Troci

Mësohet se lëvizja e SPAK-ut vjen në një kohë kur Klodian Troci lë detyrën dhe emërohet në vend të tij Reinard Meta.

SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës ditën e sotme, ndërsa në krye të hipotekës është emëruar Reinard Meta.

SPAK ka ardhur në institucion për hetim të disa dosjeve për pronat në bregdet.

Burime bëjnë me dije se SPAK vazhdon të hetojë disa dosje për tokat në bregdet që ende janë brenda ambienteve te kadastrës

Meta zuri vendin e Klodian Trocit.

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrimet , legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.