E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorët nuk paguajnë ujin/ Kërkohet kontrata për secilin
Lajme

Prokurorët nuk paguajnë ujin/ Kërkohet kontrata për secilin

Punonjësit e administratës shtetërore që kanë borxhe ndaj shoqërive të ujësjellësve do të duhet detyrimisht të shlyejnë të gjitha detyrimet. Gazeta Shqiptare ka siguruar një nga dokumentet që i ka shkuar Prokurorisë së Elbasanit, por edhe atyre në rrethet e tjera të vendit.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shqiptare, që mban firmën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan, Besmir Prifti, kërkohet që prokurorët e kësaj prokurorie (të Elbasanit) të paguajnë faturat e ujit të pijshëm.

“Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Kryeministri mbi likujdimin e faturave debitorë të ujit brenda muajit Janar 2018, duke konsideruar këtë fakt kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të ndërmarrë politika të arkëtimit të detyrimeve të prejardhura nga fatura e ujësjellës-kanalizimeve, për ata persona të cilët rezultojnë të punësuar në institucionin tuaj kërkojmë numrin e kontratës së UKE sh.a dhe emrin bashkëngjitur.”

Skema e Reformës së ujit është e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Ajo nis pikërisht me institucionet e me pas shtrihet tek familjarët.

Në urdhrin e kryeministrit, dalë me herët, sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësat në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve.

Urdhri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.

Në fillim të muajit nëntor qeveria lajmëroi aksionin rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.