E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorët  promovuan sapo morën në dorë “Babalen”
Lajme

Prokurorët promovuan sapo morën në dorë “Babalen”

Prokurorët e Tiranës, Genc Qana e Kolë Hysenaj morën rritje në detyrë sapo ata u caktuan në hetimin e dosjes “Babale”, ku fillimisht ishte i dyshuar për trafik narkotikësh Agron (Geron) Xhafaj.

Me urdhër të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, por dukshëm nën sugjerimin e “shefes” së madhe, Arta Marku, Genc Qana caktohet zëvendës-drejtues i Akuzës së kryeqytetit.

Prokurori Genc Qana ka qenë edhe më parë në këtë pozicion, në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Ina Rama, një zyrtare që qëndroi shumë afër Partisë Socialiste kur Edi Rama ishte në opozitë.

Tashmë që në krye të Prokurorisë u emërua Arta Marku, vetëm me votat e Partisë Socialiste, edhe prokurori Genc Qana rikthehet në post drejtues, të njëjtin që i rezervoi edhe Ina Rama rreth 6 vjet më parë.

Ndërsa prokurori Kolë Hysenaj, prokuror prej vitesh në Tiranë, u promovua në mënyrë të çuditshme në postin e drejtuesit të prokurorisë së Korçës nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ish-shefi i Akuzës, Llalla, u kritikua shumë për promovimin e Kolë Hysenajt, mbi të cilin rëndonin akuza publike për përfshirje në korrupsion.

Në vitin 2017, emri i Kolë Hysenajt u përfshi në “listën e zezë” të Edi Ramës, bashkë me 100 zyrtarë të tjerë, për të cilët kishte denoncime nga qytetarët.

Në vijim të këtij publikimi, Hysenaj largohet nga drejtimi i prokurorisë së Korccës dhe rikthehet prokuror i thjeshtë në Tiranë.

Sapo iu atashua në hetimin e dosjes “Babale”, prokurori Hysenaj promovohet, duke marrë detyrën e shefit të Seksionit të hetimit të Trafiqeve.

Pasi morën këto detyra, nëm bekimin e Kryeprokurores së Përkohshme,  Qana dhe Hysenaj u impenjuan për të shpëtuar nga problemet penale Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte lobuesi kryesor për emërimin e Arta Markut në krye të institucionit qendror të Akuzës.

Në përfundim të hetimeve të nisura për Geronin e Xhafajt, prokurorët e promovuar së fundmi, Genc Qana e Kolë Hysenaj, vendosën të marrin të pandehur personat që denoncuan për vijimin e trafikut të narkotikëve vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

Dyshja e prokurorëve Qana-Hysenaj vendosën të marrin të pandehur për kallëzim të rremë kundër Agron (Geron) Xhafaj; deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gazetarin Jetmit Olldashi, Alfred Veliun që denoncoi vëllain e Fatmir Xhafaj, si edhe Fredi Alizotin që pretendon se ka luajtur “rolin” e Geron Xhafaj në audio-regjistrimin, ku flitej për trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.