Prokurorët vegla që mbështesnin njeri tjetrin
Shkëlqim Hajdari, i qenë present në emisionin “Arena”, ku si temë diskutimi ishte posti i Kryeprokurorit dhe si e trajtoi atë Adriatik Llalla, vlerësoi se veprimtaria e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme përfundoi me uzurpimin e Këshillit të Prokurorisë.
“Me Llallën kemi pasur një marrëdhënie pune pasi kemi punuar në prokurorinë e Tiranës por edhe marrëdhënie shoqërore. Z. Llalla nuk kishte predispozitën që organi i prokurorisë të ecte në atë rrugë që prokurorëve t’u rriteshin sa më shumë garancitë dhe si pasojë e lobimit të fortë të Shoqatës së Prokurorëve siguruam edhe dy ndryshime të rëndësishme ligjore. E para, çdo prokuror që shkarkohej me dekret nuk kishte të drejtën e ankimimit. Z. Llalla që ditën e parë në masën më të madhe që ka bërë ka përzgjedhur me kujdes Këshillin e Prokurorisë. E uzurpoi plotësisht dhe përfunduan në vegla që mbështesnin njëri-tjetrin dhe kjo është një histori e provojmë me prova.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



