E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori Anton Martini revoltohet në KPA: Më denoncuan “shpifës ordinerë”
Publik News

Prokurori Anton Martini revoltohet në KPA: Më denoncuan “shpifës ordinerë”

Në përfundim të hetimit gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, prokurori Anton Martini u shpreh i revoltuar për ato që i quajti “shpifje” pas akuzave se ka manipuluar shortin e çështjeve në Shkodër dhe se ka marrë para.

Palët do të shprehin pretendimet përfundimtare më 1 qershor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha fund hetimit gjyqësor të dy denoncimeve të reja ndaj prokurorit Anton Martini dhe përcaktoi datën për konkluzionet përfundimtare, në një seancë në të cilën Martini u shpreh i revoltuar ndaj denoncuesve dhe deklarimeve të Komisionerit Publik.

Martini kaloi procesin e rivlerësimit në prill 2020, por Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e tij në KPA mbi kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit, kjo e fundit e lidhur me periudhën kur ai ishte drejtues i Prokurorisë së Rrethit Shkodër. Sipas përshkrimit që Martini i bëri denoncimit, një i akuzuar për pjesëmarrje në manipulim bastesh sportive e ka denoncuar se i ka kërkuar para në mënyrë që ta transferojë çështjen nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Shkodrës si dhe duke manipuluar shortin e ndarjes së çështjeve në këtë prokurori, aludohet për përcaktimin preferencial të prokurorit.

KPA iu drejtua Prokurorisë së Shkodrës si pjesë e hetimit gjyqësor. Përgjigjja e Prokurorisë Shkodër, e lexuar në mënyrë të përmbledhur në seancë nga komisioneri Florian Ballhysa, vuri në dukje se për rreth një mijë nga 1500 çështje të regjistruara, mungon dokumentacioni që të vërtetojë hedhjen e shortit për ndarjen e çështjeve mes prokurorëve. Sipas përgjigjes, prokuroritë organizojnë shortin zakonisht përmes një sistemi elektronik të quajtur CAMS, i cili në raste të ndryshme pëson defekt dhe për rrjedhojë, prokuroritë organizojnë shorte manuale për ndarjen e çështjeve.

Por prokuroria thotë se për shumicën e çështjeve të ndara në kohën kur Martini ishte drejtues i komanduar i kësaj prokurorie, mungojnë procesverbalet e hedhjes së këtyre shorteve dhe rrjedhimisht nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca apo jo e shortit. Martini argumentoi se fakti që nuk ekziston dokumentacioni nuk do të thotë se nuk është hedhur shorti. “Unë nuk jam armik,” deklaroi ai i revoltuar. Martini vijoi më tutje me shpalljen si “shpifës ordiner” të denoncuesve, ndërsa shënjoi një denoncues anonim në veçanti si një person që ka tentuar ta mbajë peng, duke e denoncuar tre herë gjatë procesit të vetingut.

Një përgjigje të ngjashme me mungesë dokumentacionesh, KPA duket se ka marrë edhe nga Prokuroria e Fierit, e cila iu përgjigj se dosjen e kërkuar ia kishte dorëzuar gjykatës. Trupi gjykues përcaktoi datën 1 qershor ora 10 për pretendimet përfundimtare të palëve. BIRN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.