E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori Gentian Osmani, i lumtur u dergon sms  gazetarëve…
Lajme

Prokurori Gentian Osmani, i lumtur u dergon sms gazetarëve…

Prokurori Gentian Osmani e ka marrë aq me zell detyrën për të shpëtuar nga telashet ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllain e tij trafikant, Agron (Geron) Xhafaj, saqë lajmin për kërkesat për arrestimin e Albert Veliut dhe Fred Alizotit e ka shpërndarë personalisht nëpër telefonat e gazetarëve.

Mesditën e së shtunës, kur gazetarët e kronikës ishin të përqëndruar tek detajet për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, në inbox-in e tyre mbërrin mesazhi nga prokurori Gentian Osmani, i cili, në mënyrë thuajse triumfuese, i njofton që ka kërkuar arrestimin e dy personave, të cilët rrezikuan dhe vijojnë të rrezikojnë postin dhe karrierën e ministrit Xhafaj.

Në këtë mënyrë, prokurori Osmani duket se ka dashur t’ia bëj tërësisht të ditur Xhafajt se ai, jo vetëm që vendosi të arrestojë ata që guxuan të denonconin vëllain dhe t’i prishnin “qetësinë familjare” super-ministrit, por edhe që këtë shërbim t’ua bënte vetë të ditur mediave.

Prokurori Gentian Osmani, zëvendësi i bindur i Donika Prelës, ka marrë përsipër të kryejë detyrat më të sikletshme për shefen e tij të vogël dhe për atë më të madhen e tij, Arta Marku.

Që në nisje të hetimit, i cili kishte në fokus veprimtarinë e dyshuar si trafikant të Agron Xhafaj, prokuroria e Donika Prelës u investua që të shmangte objektin e veprimtarisë së saj. Në thuajse 5 muaj, vartësi i saj, Gentian Osmani, ka kryer hetime vetëm e vetëm për të arritur në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe që Agron (Geron) Xhafaj ishte i pastër.

Në këto muajt e hetimit, Gent Osmani, nën urdhërat e shefeve të tij Marku-Prela, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të zbuluar nëse ekzistojnë të vërteta denoncimet e dëshmitarit Alfred Veliu.

Dhe, në përfundim të këtyre hetimeve tërësisht të njëanshme dhe absurde, Gentian Osmani ka arritur në përfundimin se denoncuesit duhet të shkojnë në burg, ndërsa personi i dyshuar për trafikim narkotikësh duhet të lihet i qetë, pasi…për fatin e tij të mirë, ai është vëllai i Fatmir Xhafajt./Boldnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.