E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela përzgjodhi si Oficere ‘dashnoren’ e prokurorit të Lezhës
Lajme

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela përzgjodhi si Oficere ‘dashnoren’ e prokurorit të Lezhës

Pak ditë më parë është publikuar nga ana jonë lajmi me titull, Zbardhet e vërteta kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku seks me prokurorin në motel.

Lajmi ishte se kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku pak kohë më parë është kapur në flagrancë nga bashkëshorti i saj, në një lidhje intime me një prokuror i cili ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Lezhës.

Mbas kapjes në flagrancë duke bërë seks nga bashkëshorti, ky i fundit ka  dhunuar bashkëshorten e tij, Klaudia Marku,  por edhe prokurorin në fjalë në mënyrën më çnjerzore të mundëshme.

Por Klaudia Marku,  dhe prokurori hamshor i Lezhës kanë refuzuar të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, duke lënë  në heshtje edhe fjalët mbi lidhjen e tyre intime.

Por skandali është më i madh  se kaq,  prek në mënyrë të drejtpërdrejtë kupolën e akuzës shqiptare dhe pikërisht kryeprokurorin Olsian Çela.

1

Muajin që shkoi dhe pikërisht në datë 12 mars  të vitit 2022 në prokurorinë e përgjithshme  është zhvilluar një testim për përzgjedhjen si OPGJ pranë prokurorive dhe në këtë provim ka konkuruar edhe kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku.

2

Në këtë provim janë përzgjedhur gjithsej 32 persona të cilët kanë konkuruar ku midis emrave spikat edhe emri i dashnores së prokurorit hamshor i Lezhës Klaudia  Marku.

Klaudia Marku, dashnorja e një prokurori në Lezhë kohët e fundit është bërë dhe Oficere e policisë Gjyqësore e përzgjedhur pikërisht nga ana e kryeprokurorit të prokurorisë së Përgjithshme  Olsian Çela në mënyrë  të paligjshme dhe korruptive.

Duket qartë se  prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, ka bërë favore shokëve të vet duke kaluar dhe përzgjedhur në cilësinë e OPGJ dashnoret me të cilët prokuror në prokurorinë e Lezhës kënaqin epshet e tyre seksuale dhe nuk ka përzgjedhur me të vërtet officer të cilët ti shërbejnë akuzës.

Është fakt tashmë se Klaudia Marku,  ka zënë vënd pune pranë dashnorit të saj në prokurorinë e Lezhës duke ushtruar kështu detyrën në nepotizëm të plot dhe njëkohësisht është pranë hamshorit të saj, por nga ana tjetër shum persona të tjerë të cilit kanë pasur ëndërr të punonin tnë të tilla poste.

Ajo që është më e kriminale është fakti se  Klaudia Marku,  u zgjodh si oficere në kuadër të orekseve seksuale të shokut të prokurorit të  Përgjithshëm Olsian Çela,  dhe nuk është zgjedhur me meritë./Info-front.org

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.