E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori Ramadan Troci shkarkohet përfundimisht nga detyra
Lajme

Prokurori Ramadan Troci shkarkohet përfundimisht nga detyra

Prokurori Ramandan Troci e ka humbur përfundimisht betejën për t’u konfirmuar në detyrë.

troci-1-1024x794

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama  relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, kanë lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi për shkarkimin nga detyra të Trocit nga KPK-ja u mor më 15 nëntor 2018. “Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA-së.

KPK vendosi që të mos e konfirmonte në detyrë, me pretendimin se kishte gjetur probleme në pasurinë e tij.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, ku diferenca e gjetur, sipas avokatit të Trocit, është 700 mijë lekë të rinj.

Pas një karriere gati 20-vjeçare në sistemin e Drejtësisë, prokurorit Ramadan Troci iu hapën probleme me pasurinë, konkretisht për një ndërtim pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në zonën e Paskuqanit, në Tiranë.

Gjithashtu, KPK-ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër për një banesë, në të cilën Troci jeton bashkë me familjen, në zonën e “Pazarit të Ri”.

Vetë Troci nuk preferoi ta komentonte vendimin për shkarkimin e tij, ndërsa avokati u shpreh se do ta apelojnë.

21

Shkarkimi i Ramadan Trocit, KPK pas një denoncimi vëzhgoi në Facebook vëllezërit e tij dhe…

Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, pse u shkarkua nga detyra Ramadan Troci. Proble

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.