E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra
Lajme

Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Kastrati nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Kastrati dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, si dhe për gjetjet lidhur me figurën e profesionalizmin.

Sabri Kastrati e nisi karrierën në fillim të viteve ’90 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 1995 dhe në vitin 1998 u largua me kërkesën e tij, pas kthimit nga emigracioni ai u riemërua prokuror në vitin 2005 dhe në 2013-ën u transferua në Prokurorinë e Lezhës, ku dhe e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.