Prokurori Troci në veting, KPK: Ka kryer deklarime të rreme të pasurisë
Ka nisur seanca dëgjimore në KPK për prokurorin e prokurorisë së përgjithshme Ramadan Troci, qe është edhe kandidat për KLP. Troci është i pranishem në seancë bashkë me avokatin e zgjedhur, Ardian Leka.
Relatorja Pamela Qirko thote se ILDKPKI ka sjelle raport qe deklarimet e Trocit nuk jane te sakta, ka kryer deklarim te rreme dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.
Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.
Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme per kursimet qe kane sherbyer si burim per blerjen e apartamentit. Ka dyshime per nje shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe eshte deklaruar ne veting si burim per blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale eshte transferuar tek llogaria e nenes se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe per blerjen e nje makine Benz, per shumen 700 mije leke gjithashtu.
Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, prokurori Troci në Veting. Pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.
Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.
Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.
Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



