Prokuroria e Elbasanit, çon për ekspertim gjurmët e gishtave
Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore tri profile gjurmë gishti dhe një profil AND-je të gjetur në makinën tip “BMW X6” të gjetur në Elbasan disa ditë më parë.
Me anë të kësaj ekspertize policia mund të zbardhë identitetin e personave të tjerë që kanë përdorur makinën tip “BMW”, në të cilën u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy shishe me benzinë.
Lidhur me këtë ngjarje gjykata ka lënë në burg Arsen Preçin dhe Arben Spahinë si personat e dyshuar për atentatin e dështuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



