E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Posaçme nuk pret më: Do bastisim zyrat për të marrë dokumentet
Publik News

Prokuroria e Posaçme nuk pret më: Do bastisim zyrat për të marrë dokumentet

Ka 10 ditë që Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk i ka kthyer përgjigje 5 pyetjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me tenderat sekretë.

Pasi nuk ka marrë përgjigje në kërkesën e parë, burime për Report Tv thonë se SPAK i ka dërguar edhe një kërkesë tjetër Ministres.

SPAK i ka drejtuar këto 5 pyetje Ministres, ndërsa ende janë në pritje të një përgjigje zyrtare:

1- Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar?

2 – Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky   institucion?

3 – Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete?

4 – Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete?

5 – Çfarë është blerë me këto tendera?

Hetuesit kanë thënë se nëse Ministria nuk do të kthejë një përgjigje në fillim të kësaj jave, ata do të zbarkojnë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do bastisin zyrat për të marrë dokumentet e kërkuara.

Ditën e djeshme kryedemokrati Basha denoncoi Ministren Manastirliu se i kishte djegur këto dokumente duke i vënë zjarrin Zyrës së Prokurimeve, por nuk mungoi edhe reagimi i ministres e cila tha se ky zjarr imagjinar është i pavërtet dhe tymi del nga koka e Bashës.

Tashmë pritet nëse do të ketë një përgjigje nga Ministria për pyetjet e SPAK, apo Prokuroria e Posaçme do të bastisë zyrat e ministrisë për të marrë dokumentet që i kërkon prej 10 ditësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.