Prokuroria e Tiranës nis procedimet penale për çmimet e maskave
Pas publikimit të disa videove dhe fotove në media, ku farmacitë kishin rritur çmimet pas situatës së krijuar nga koronavirusi, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimet për disa farmaci.
Në njoftimin e saj Prokuroria bën me dije se po mbledh provat për farmacitë që kanë përfituar nga kjo situatë, dhe do të bëjë procedimet penale për të gjitha subjektet që kapen me shkelje.
Gjithashtu Prokuroria fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi të farmacive.
Në fotot e publikuara duket se dezinfektantët që shërbejnë për pastrimin e duarve ishin 4 fishuar në çmim, nga 150 lekë të reja në 600 lekë.
Edhe maskat mbrojtëse kishin rritje të konsiderueshme çmimesh, pasi nga 200 lekë të reja, një maskë në 2-3 ditët e fundit shitet 1000 lekë të reja.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



