Prokuroria fle gjume, bashke me HAJDUTET E VOTAVE
Sa turp! Nga 65 kuti që u rihapet zbulon vota të vjedhura! Te gjitha partite e sistemit kane vjedhur! Jemi në 2017: Kur do bëhemi njerëz? Nderkohe nje hajdut i rendomte arrestohet dhe denohet sipas ligjeve tona ne fuqi. Po hajdutet e votave? Hajdutet e votave nuk denohen. Pas tyre qendrojne te plotfuqishmit. Ata mbrohen nga Zotat! Dje prokuroria duhet te kishte njoftuar jo fillimin e hetimeve por arrestimet e hajduteve te votave
Hajdutet e votave jane profesioniste prej vitesh. Jane socialiste, demokrate apo nga i gjithe spektri politik. Burra pa dinjitet që natën vjedhin vota për partinë dhe ditën iu bëjnë moral femijeve të bëhen njerëz të mirë…edhe burgun e keni “shumë”, se burgu është për burra, jo për ju! Duhen hapur kutite e rinumeruar ne te gjithe vendin! Do te jete gallate hajdutesh! Do te verifikohen te gjithe hajdutet!
Por egzistoni ju sepse te tille prokurore kemi! Egzistoni ju sepse e tille palo politike behet ketu. Kjo eshte lista e zeze e vertete dhe e frikshme prej 27 vjetesh.
Ketu nisin historite e megavjedhjeve. Ketu nisin historite tipike allashqipe. Prandaj jemi delja e zeze ne Europe. Prandaj jemi dhe me te varfer sepse shesim voten.
Te sheses voten ke shitur te ardhmen. Te shesesh e blesh voten ke shitur shpirtin, burrerine, familjen dhe prosperitetin.
Prokuroria ? Pse kemi ?Ha ha ha ,prokuroria dhe gjykatat! Pjelle e vjedhjes se votave! Prokuroret kane akuza vetem per te vobektet, te keputurit, injorantet , “delet” . Rreth 4000 te burgosur ne Shqiperi jane per krime ordinere , vjedhje , energji elektrike dhe krime te tjera. Ne sintoni te plote me akuzat per kete shtrese te popullsise jane dhe gjykatesit. Sigurisht jane te perpikte dhe rigoroze dhe ne sintoni te plote me akuzat e prokuroreve qe ngrejne per kete shtrese . Ka filluar vetingu ! Genjeshter! Eshte rritur pazari! Kasta dhe oligarket do paguajne me shume ! Politikanet do jene me te mbrojtur! “Delet” ? Te gjitha rruget i cojne ne thertore…../PUBLIK.live/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



