E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria jep “arrest me burg” për vjehrrin e kryesocialisit në Kavajë, Gentian Dajës
Politikë

Prokuroria jep “arrest me burg” për vjehrrin e kryesocialisit në Kavajë, Gentian Dajës

Ditën  e sotme Prokuroria e Kavajës  ka lëshuar 11 urdhër arreste për zyrtarë të Hipotekës pasi akuzohen për korrupsion.

Ata akuzohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë. Mes tyre është edhe Seid Cikalleshi.

 Kush është Seid Cikalleshi?

Seid Cikalleshi  është vjehrri i kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës, Gentian Dajës.  Ai ka mbajtur detyrën si, ish-kryeregjistrues i Hipotekës në Kavajë.

Dyshohet se tokat me sipërfaqe rreth 36 hektarë  i kaluan në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
Sipas prokurorisë, ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.
Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Këtë sipërfaqe toke, ish zyrtarët ia kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat e kanë shitur.

DETAJE:

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

  1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
  2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
  3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
  4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
  5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
  6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
  7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
  8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi,

Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

  1. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
  2. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
  3. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë .

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017). Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.