E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për 35-vjeçarin  që “burgosi” familjen në Tiranë
Lajme

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për 35-vjeçarin që “burgosi” familjen në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit në burg deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në një apartament në Tiranë.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën Penale të Tiranës.

35-vjecari ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas policisë, i riu kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.

E  kishte kthyer shtëpinë në burg. U mbyllte derën me çelës pasi dilte, i ruante gjatë gjithë kohës me kamera të vendosura në çdo cep brenda e jashtë shtëpisë, u fikte dritat dhe i bllokonte valët telefonike të mos kishin asnjë komunikim me të tjerë, veçanërisht me policinë. Nga ajo që u ka thënë hetuesve, dyshonte se diçka e keqe mund t’i ndodhte familjes së tij nëse flisnin me persona të tjerë, e ndaj i mbylli kontaktet me botën.

Telefonatën që burri u ndaloi familjes së tij, e bëri në polici një i afërm, të cilit blutë i ruajnë identitetin. U tha se kishte kohë pa folur me ta, dhe se kishte frikë mbi çfarë mund të kishte ndodhur. Gratë e izoluara nuk mundën t’ia hapin dot derën efektivëve kur trokitën pas telefonatës në sallën operative. Nëna e 35-vjeçarit u tha policëve të gjejnë djalin e saj pasi ai e kishte çelësin. Në fakt uniformat blu nuk e dinin se burri kishte me vete edhe të vërtetën e mbajtur fshehtë për kaq gjatë. I detyruar të hapte derën e banesës të kthyer në qeli, 35-vjeçari bëri edhe një tentativë të fundit t’i ushtronte presion psikologjik grave për të mos folur, por nëna e tij e cila vinte në banesë për t’i qëndruar pranë nipit e mbesës, gjeti guximin për të treguar se nusja e saj dhe dy fëmijët e çiftit ishin nën terrorin e kryefamiljarit.

Që djali ishte agresiv na e rrëfejnë edhe fqinjët e familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.