E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon arrest me burg për Eduart Lamin, dyshohet si autor i vrasjes së Lulzim Vishës
Lajme

Prokuroria kërkon arrest me burg për Eduart Lamin, dyshohet si autor i vrasjes së Lulzim Vishës

Gëzhojat në vendngjarje përkojnë me modelin e armës të gjetur në banesën e Ervis Lamit, kushëriri i tij mohon konfliktet familjare

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Eduart Lamit.

Mësohet se zyrtarisht Lami akuzohet për armëmbajtje pa leje, por policia e dyshon për vrasjen e Lulzim Vishës.

Nga ana e saj Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Lulëzim Vishës.

Mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. Gjithashtu e njëjta model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit. Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e Lamit për të bërë më pas krahasimin. Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës.

Ndërkohë kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha.

“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, mësohet të ketë deklaruar Eduart Lami.

Deri më tani Eduart dhe Ervis Lami akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje, megjithëse kontrolli në banesën e Lamit u zhvillua pas dyshimeve se dy kushërinjtë mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.