Prokuroria kërkon burg për Saimir Tahirin
Ditën e sotme Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një ndër rekurset ka të bëjë me zhbllokimin e pasaportës së Tahirit.
Prokurorët kërkojnë masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Brendshëm.
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u la në “arrest shtëpiak” në Shkallën e Parë, e më pas u lirua nga kjo masë në Apel, masq e konsideruar nga organi i akuzës si tepër e lehtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



